Suprizë nga Beyonce, album i ri në horizont

Mbretëresha e Pop-it po rikthehet me një album. Beyonce zbuloi për revistën ”Harper Bazaar” se ka punuar intensivisht në studio prej më shumë se një viti.

“Me izolimin dhe padrejtësitë që kemi përjetuar vitin e fundit, mendoj se të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të qeshim dhe dashurojmë sërish. Dua të jem pjesë e frymëzimit të arratisjes në çdo mënyrë të mundshme. Kam qenë në studio prej 1 viti e gjysmë”, pohon 39-vjeçarja.

Beyonce ka publikuar 6 albume, dhe ka marrë 28 çmime Grammy duke u bërë artistja me e vlerësuar e te gjitha kohërave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?