”Ta ndr*q Juli ty”! Konflikti me Ilnisën, Egla: Një njeri që ul tjetrin, është më i ulët vetë

3 emrat që të shtunën u shpallën si të preferuar të publikut, u bënë shkak për debate në shëtpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Një prej debateve nisi me Ilnisën dhe Eglën.

Egla: Në këtë shtëpi është abuzuar shumë me vijat e mija nga Juli dhe Ilnisa. Do ju lutesha që t’i mbanit fjalët për veten tuaj. Ilnisa do me patjetër të jetë. Mes Ilnisës kam ndjerë gjithmonë një lloj tensioni të padeklaruar dhe ky tension u shpreh pasi u shpall e preferuar. Paska thënë shumë gjëra pas krahëve, edhe unë me gocat që rri diçka e kam thënë.

Në fillim më tha ”ta ndreq Juli ty për fotografinë”, iu ktheva me dashamirësi. Unë mendoj që një njeri që ul një tjetër për tu ndjerë vetë më lartë, jam e sigurt që është më e ulët. Ajo më tha që jam e patalentuar dhe më tha, hajde në seminaret e mia se ke çfarë të mësosh. Jam e bindur që ajo s’ka ardhur kurrë të më shikoj jashtë në punën time.

Diçka reflektuam dhe i dhamë dorën për ta bërë si zonjat dhe jo lacash. Unë Ilnisën nuk e njihja para se të hyja në BBV por nuk e kisha takuar ndonjëherë dhe nuk e dija çfarë bënte. Ilnisa ka një lloj dëshire për të vendosur veten dhe për të lineuar një territor që nuk i përket.

Ledion Liço: Territori është i joti apo i kujt?

Egla: Jo, jo unë nuk kam terrritor, mbi njerëzit po them.

SHKARKO APP