Tango në Paris, Xhensila publikon këngën e re (VIDEO)

“Paris” mban titullin kënga më e re e Xhensila Myrtezajt, të cilën e ka shoqëruar edhe me video muzikore. Kantautori Pirro Çako qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin. Një këngë që vjen me një interpretim shumë të mirë nga Xhensila, orkestrimin e të cilës e ka bërë Darko Dimitrov. Videoklipi është xhiruar nën drejtimin e regjisorit Eduart Grishaj, ndërsa xhirimet janë bërë në qytetin që mban emrin e këngës. Pos interpretimit të mirë, këngëtarja vjen me një paraqitje mjaft të bukur në skenat e videos së re muzikore.

Xhensila Myrtezaj - PARIS

SHKARKO APP