Taulant Xhaka bëhet baba, zbulon edhe emrin e djalit
Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti Xhaka, përmes një fotografie të vogëlushit të porsaardhur në jetë, të publikuar në rrjetin social Instagram. “Mirësevjen në botë engjulli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht, Klevis Xhaka”, kanë qenë fjalë e Taulantit në mbishkrimin e fotografisë. Nga ana tjetër, të shumta kanë qenë urimet për ardhjen në jetë të djalit që dyshja kanë pranuar nga ndjekësit në hapësirën për komente. Kujtojmë që çifti Xhaka e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 28 janar të këtij viti.
https://www.instagram.com/p/B-KbwPkg0yE/?utm_source=ig_embed