Taylor reagon pas sherrit me Kanye West dhe Kim Kardashian
Momentalisht, në një nga shtëpitë e saj milionadollarëshe në New York a California, Taylor Swift po shijon gjithë çfarë solli karma, pas publikimit të telefonatës famëkeqe mes saj dhe Kanye West. Teksa fansat e vetëquajtur Swifties fyejnë Kim Kardashian, Taylor është shumë e zënë duke pëlqyer postime ironike në Tumblr.
Ajo dhe protagonistët e tjerë të sherrit të momentit nuk kanë reaguar publikisht, por mesa duket pëlqimet janë mënyra e Taylor për të thënë çfarë mendon. Ndër të tjera, ajo ka bërë like postime ku shkruhet “kur e lë karmën të veprojë vet”, “të gjithë duhet t’i kërkojë falje” dhe “ajo po thoshte të vërtetën gjatë gjithë kohës”.