Taylor Swift barazon ikonën Whitney Houston

Taylor Swift sapo barazoi rekordin e këngëtares së ndjerë, Whitney Houston. Për gjashtë javë, albumi i këngëtares “Folklore”, qëndroi në numrin 1 të listës së Billboard 2020, që prej publikimit të tij në 24 korrik. Në një total të 7 albumeve të saj, Swift ka mbledhur gjithsej 46 javë në krye të top listave.

Houston, përpara shumë vitesh, bëri histori në mesin e grave që qëndronin në vend të parë, kur albumi i saj i vitit 2009 “I look to you”, e vendosi atë për 46 javë në vend të parë.

Këngëtarja e “I Will Always Love You”, pati katër albume që qëndronin në vend të parë, ndërkohë që The Beatles mbajnë rekordin midis artistëve meshkuj dhe femra, me 132 javë albume në Nr. 1 në Billboard 200.

SHKARKO APP