Taylor Swift del më në fund në publik me të dashurin Joe Alwyn
Prej kohësh është aluduar se këngëtarja Taylor Swift është në një lidhje aktorin Joe Alwyn. Megjithatë prej kohësh çifti ka mundur t’a mbajë këtë lidhje jashtë fokusit të mediave, të paktën deri një natë më parë.
US Weekly ka publikuar disa foto të tyre të kapur dorë për dore pas perfomancës së Taylor në programin “Saturday Night Live”. Çifti u fotografua në një festë në New York ku dukeshin më të dashuruar se kurrë, ndërkohë që ishin mjaft të qeshur.
Dyshimet e para të mediave për një lidhje mes tyre ka ndodhur që në maj të vitit 2017. Këngëtarja Taylor Swift është lakuar gjithnjë për lidhjet e saj sentimentale, por këtë herë ka dashur që gjithçka të jetë jashtë syrit të mediave.