Taylor Swift, e para artiste femër që vlerësohet me çmimin “Ikonë Globale”
Taylor Swift është e para artiste femër që do të fitojë çmimin “Ikonë Globale” në Brit Awards.
Këngëtarja amerikane do të marrë çmimin prestigjioz të martën gjatë ceremonisë që do mbahet në O2 Arena në Londër.
Ajo është vlerësuar për “ndikimin e saj të madh në muzikë në të gjithë botën, repertorin dhe arritjet e pabesueshme deri tani”.
Ylli i popit është nominuar gjithashtu në kategorinë “International female solo artist”, si edhe në 5 kategori të tjera.
“Karriera e Taylor Swift është e pakrahasueshme, muzika dhe ndikimi i saj kanë bërë ndikuar miliona njerëz në të gjithë botë,”- tha Brit Awards në një deklaratë. “Ajo ka përdorur platformat e saj për të nxjerr në pah shumë çështje globale, ndërsa kohët e fundit është përgëzuar për punën e saj në promovimin e pranimit të komuniteti global.”
Fituesit e mëparshëm të çmimit “Ikonë Globale” janë Elton John, Robbie Williams dhe David Bowie.