Taylor Swift nderohet me një tjetër çmim të madh “Gruaja e dekadës”

Taylor Swift, pasi u njoftua se do marrë çmimin “Artistja e Dekadës” më 25 nëntor në American Music Awards 2019, do nderohet me një tjetër çmim të madh.

Këngëtarja është e para artiste që do vlerësohet me çmimin “Gruaja e Dekadës” nga Billboard.

Swift do nderohet në eventin Women in Music Event 2019 në 12 dhjetor në Hollywood Palladium në Los Angeles.

Billboard do i japë çmimin yllit të muzikës, e cila vlerësohet si një nga artistet më të realizuara të të gjitha kohërave, pas viteve 2010.

Ajo ka bërë arritje të panumërta profesionale, duke përfshirë 5 albume në vendin e parë në Billboard 200 gjatë kësaj dekade, 5 këngë në vendin e parë në Billboard Hot 100, tre turne në të gjithë botën dhe dy çmime “Gruaja e vitit” nga Billboard.

Këngëtarja gjithashtu po nderohet për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave krijuese, edukimin muzikor, programet e shkrim-leximit, hulumtimet për kancerin, ndihmat për katastrofat natyrore dhe iniciativën Time’s Up.

Në 14-vjetorin e eventit do të nderohet edhe një numër artistësh si lanis Morissette, Brandi Carlile, Nicki Minaj dhe Desiree Perez. Ndërsa të tjerët do publikohen më vonë.

SHKARKO APP