Taylor Swift ndihmon nga falimentimi një dyqan disqesh në Neshville
Taylor Swift ka ndërhyrë personalisht për të shpëtuar një dyqan të vogël disqesh në Nashville pas mbylljes për shkak të koronavirusit.
“Grymey`s New & Preloved Music ” u ka kërkuar punonjësve të saj të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin urdhrat e kryebashkiakut. Një ndihmë e papritur ka ardhur nga ylli i pop-it që i ka dhuruar dyqanit paratë e nevojshme për të paguar punonjësit për 3 muaj asisitence shëndetësore gjatë kësaj periudhe.
“U habitëm vërtetë, për të mos thënë tronditëm, nga Fakti që Taylor Swift na kontaktoi nëpërmjet shtypit të saj. Ajo na dha pak frymëmarrje në këtë kohë pandemie’’ ka deklaruar Doyle Davis, bashkë-themelues i Grimey, për revistën amerikane ‘Rolling Stone’. Tani mund ta mbyllim dyqanin me qetësinë e duhur për të paguar qirane e nevojshme, punonjësit, furnizuesit dhe të tjera shpenzime’.