Taylor Swift riboton albumin e vitit 2019 “Fearless”
Taylor Swift vjen sërish me një album të ri, por ky album mund të tingëllojë pak i njohur për fansat e saj.
Ajo vendosi të ribotojë shumicën e muzikës së saj të vjetër nga albumi i vitit 2019 i quajtur “Fearless”. Versioni i ri do të përfshijë 26 këngë, përfshirë gjashtë këngë të reja të pa publikuara më parë.
“Fearless”, ishte një album plot magji dhe kuriozitet, lumturi, por edhe temën e shkatërrimit të rinisë.
“Ditari i aventurave dhe eksplorimeve të një vajze adoleshente që po merrte mësime të vogla për të përballuar tashmë atë fasadë që ishte një përrallë e shfaqur nëpër filma.
“Jam e entuziazmuar kur ju them se albumi im i ri është gati dhe do të shfaqet tek ju sa më shpejtë” – shkroi Swift në mediat e saj sociale.
Ndërsa Swift duke marrë në pronësi muzikën e saj është një shembull festues për gratë që jetojnë në një industri të mbizotëruar nga meshkujt. Është e rëndësishme të kuptohet dhe rruga që i është dashur për të arritur në këtë fazë të karrierës së sajj.