Tayna poston foto me Vjosa Osmanin: Presidentja e shtetit dhe ajo e skenës

Rep-artistja Tayna ka postuar disa fotografi speciale në Instagram, ku shfaqet së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dyshja u takua gjatë premierës së dokumentarit “Melania”, një ngjarje që solli në Kosovë vëmendjen ndërkombëtare mbi figurën e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.

Në njërën nga fotografitë, Tayna i ka dhënë përshkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”, duke theksuar jo vetëm respektin, por edhe lidhjen e veçantë mes botës politike dhe asaj të artit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tayna dhe Osmani, përveç fotografive, dukeshin të kënaqura dhe të relaksuara gjatë takimit, duke treguar bashkëpunimin dhe vlerësimin reciprok.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?