Të gjitha të planifikuara! Melania dhe Donald më të dashuruar se asnjëherë më parë

Joe Biden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kështu Donald Trump.

Përveç humbjes së zgjedhjeve, dukej se Trump po humbte edhe jetën e tij private ku u tha se Melania ishte gati ti kërkontë divorcin.
Mirëpo, mesa duekt asgjë nuk ka qenë e vërtetë pasi Donald Trump dhe Melania janë më të dashuruar se asnjëherë më parë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë mikesha e Melania-s.

“Isha në makinë me të dhe po vinim nga New York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij. Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën. Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen”-tregoi Stephanie Winston në “Hollywood Life Podcast”

Gjithashtu, e pyetur për rastet kur Melania është parë në publik duke refuzuar të kapë për dore partnerin, Winson theksoi se “Ata kanë një qëllim për çdo gjë që bëjnë”.

SHKARKO APP