Të gjithë largohen nga Meghan, një tjetër asistente jep dorëheqjen
Edhe ‘Pantera’ duket se si ka rezistuar dot kërkesave të Meghan Markle. Sipas Sunday Times, një tjetër anëtare e stafit të shtëpisë mbretërore largohet për faj të bashkëshortes së Harry. Samantha Cohen, australiane, 50 vjec, e cila i ka shërbyer për rreth 17 vjet Mbretëreshës, ka deklaruar që do të japë dorëheqjen menjëherë pas lindjes së fëmijës të dukëve të Sussex.
Sekretarja private e çiftit, e njohur si një nga më të besuarat e Elisabetta, nuk e pranon dot presionin e Meghan…
Sipas zërave, Cohen, e quajtur ‘Pantera’ për karakterin e saj grintoze, ka njoftuar dorëheqjen pikërisht për vështirësitë që ka në disa menaxhimin e disa çështjeve të kërkuara nga dukët e Sussex.
Ajo ishte zgjedhur për ti mësuar Meghan të gjitha rregullat e oborrit mbretëror, por nën presionin e Markle duket se nuk mund të punojë më.
Njësoj siç bëri një tjetër anëtare e stafit anglez Melissa Toubati, e cila la punën një muaj më parë për faktin që Meghan ja bënte të vështirë të zhvillonte profesionin e saj. Duket që kërkesat e Dukeshës janë gjithmonë e më të vështira.
Mes keqkuptimeve me Kate Middleton dhe largimit të personelit, Markle sigurisht që nuk po bën të flasin mirë për të tabloidet angleze.
KOHA JONË SONDAZH

