Të gjithëve na thërrasin rrënjët, çika e Tropojës kthehet në shtëpi

Çika e Tropojës u kthye në vendlindje. Albana Osmanin e enjtja e gjeti në Tropojë të Vjetër, qytezën ku kaloi fëmijërinë e saj së bashku me familjen.

Vizita e saj nuk ishte e paqëllimtë. Ajo u kthye në vendin nga doli edhe titulli i librit të saj “Çika”.

Miqve në facebook u tregoi edhe banesën ku ka kaluar një pjesë të fëmijërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa nuk nguroi të përcjellë dhe një mesazh për të rinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të rinjtë duhet të mbrojnë tokën, vendin dhe të jenë krenar për ato treva që i kanë rritur dhe të mos e mohojnë kurrë në jetë por ta ngrejnë sa më lart që është e mundur. Sot është një ditë e vranët, po bie shi, por unë ndihem shumë ngrohtë, jam në shtëpinë time.”

Kujtojmë që moderatorja Albana Osmani aktualisht po shijon suksesin e librit të saj të parë  me titull  “Çika në betejë artificiale”, të cilin, siç është shprehur ajo, ua ka kushtuar gjithë të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja.

Ora News - Të gjithëve na thërrasin rrënjët, çika e Tropojës kthehet në shtëpi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?