FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të hash apo të kërcesh?

Koreografi Albi Nako është vënë sërish në fokus të rrjeteve sociale për bullizmin që ka ushtruar ndaj një vajze të vogël, për shkak të peshës së saj.

Vajza është konkurente për kërcim në emisionin ”T’ka mami yll” dhe është ironizuar nga Nako për peshën, duke e pyetur nëse i pëlqen më shumë të kërcejë apo të ushqehet. Vajza i thotë se i pëlqen më shumë të kërcejë.

Po ashtu edhe anëtarja tjetër e jurisë, moderatorja Erjona Rusi e pyeti vajzën nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albi Nako: Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?

Swiss Digital Mobile Reklama

Vajza: Të kërcej.

Albi Nako: Sigurtë?

Erjona Rusi: Domethënë do rrish pa ngrënë për të kërcyer?

Albi Nako: Jo nuk do rrijë pa ngrënë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?