“Të përulem mirënjohëse për ekzistencën tënde!” – Ema Andrea zgjedh fjalët për Sarën…
Tashmë jo vetëm Ema Andrea, por edhe vajza e saj Sara është një ndër personazhet më të përfolur të medias. Kjo e fundit, vetëm pak javë më parë ka lançuar edhe këngën e saj, duke i hyrë në këtë mënyrë karrierës në këtë fushë të artit.
Të dyja, nënë e bijë nuk i kursejnë asnjëherë fjalët për njëra-tjetrën, duke folur me superlativa për marrëdhënien e bukur që ato ndajnë.
Sot Sara feston ditëlindjen, ndaj dhe ka qenë një moment shumë i mirë që Ema të shpalosë të gjithë talentin e saj në të shkruar, për t’i uruar ditëlindjen vajzës së saj.
“Për ty do shpikja fjalën prej fillimit, do zbuloja ngjyrën e qiellit dhe peshën e tokës do e mbaja mbi shpinë. Për ty do shpikja dimensionin e përjetshëm pa kohë e pa hapësirë! Për ty do shpikja gjymtyrë e lëkurë e zemër, farën e lulen e botën nga e para do e bëja! Mundem veç të përulem mirënjohëse për ekzistencën tënde! E vogla ime ti! Dashuria lindi me ty dhe kaq mjafton për të ecur zbathur në tokën e frikës! 24 vjet më parë lindi një Diell!” – ka përfunduar ajo në statusin e saj në Facebook.