”Të vjen turp t’i lexosh”, Ronela Hajati ngre zërin kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale
Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar publikisht ndaj komenteve fyese dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë gjithnjë e më shumë rrjetet sociale. Përmes një postimi në InstaStory, artistja shprehu zhgënjimin për mënyrën se si zhvillohet komunikimi në platformat online, duke e cilësuar nivelin e komenteve si tejet shqetësues.
Ajo theksoi se shpesh mbetet e habitur nga fjalori dhe qëndrimet që has në internet, sidomos kur ato vijnë nga njerëz të rritur dhe me familje. Sipas Ronelës, sulmet dhe komentet denigruese ndaj personazheve publikë janë bërë një dukuri e zakonshme, që pasqyron një klimë toksike në rrjetet sociale.
Në fund të reagimit të saj, këngëtarja u bëri thirrje përdoruesve që të mos harxhojnë energji me urrejtje dhe komente negative, por ta përdorin atë kohë për t’u përkushtuar më shumë jetës dhe problemeve të tyre personale.
KOHA JONË SONDAZH


