Telefonata e papritur nga i vëllai, Flori lë shtëpinë e BBV

Një emergjencë familjare ka detyruar Florin të ndërpresë qëndrimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe të largohet përkohësisht nga gara.

Gjatë mbrëmjes së praimit bashkëshortja e Florit ka kontaktuar produksionin e programit për të kërkuar komunikim me të, pasi një nga fëmijët e tyre ka shfaqur probleme shëndetësore.

Nëpërmjet një telefonate, vëllai i Florit e ka informuar se gjendja shëndetësore e fëmijës nuk paraqet rrezik serioz, por ai është me temperaturë dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Ai ka theksuar se prania e Florit pranë familjes është e domosdoshme në këtë moment dhe se, nëse është e mundur, ai duhet të kthehet në shtëpi për të qenë pranë fëmijëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi për largimin është marrë në mirëkuptim me produksionin, duke pasur si prioritet situatën familjare dhe mirëqenien e fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?