Tensione dhe përplasje në “Ferma VIP”, debat i ashpër mes Ilir Shaqirit dhe DJ Bujakës

Spektakli i fundit i Ferma VIP është shoqëruar me tensione të forta dhe debate mes banorëve, pas një sfide fizike që përcaktonte fituesin e imunitetit.

Në qendër të përplasjes janë vendosur Ilir Shaqiri dhe DJ Bujaka.

Fitues i sfidës rezultoi DJ Bujaka, por loja solli reagime të forta nga banorët e tjerë, të cilët e akuzuan për përdorim të forcës së tepruar gjatë garës, veçanërisht ndaj dy konkurrenteve vajza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata u tensionua më tej kur Ilir Shaqiri reagoi ashpër ndaj Bujakës, duke përdorur gjuhë fyese dhe tone kërcënuese gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zagar, plerë, kriminel, maskara…” – i është drejtuar Iliri atij në gjak e sipër, një deklaratë që ka lënë pa fjalë si banorët, ashtu edhe publikun që po ndiqte transmetimin.

Debati ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë komentuar sjelljen e konkurrentëve dhe atmosferën e krijuar gjatë mbrëmjes.

Deri më tani, produksioni i “Ferma VIP” nuk ka bërë një reagim zyrtar lidhur me incidentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Rama 2344 (48.1%)
Berisha 2533 (51.9%)

Vota totale: 4877