The Weeknd ka një përgjigje për të gjithë ata që nuk i pëlqyen skenat e nxehta në “The Idol”

Skenat erotike të The Weeknd me Lily Rose Depp në serialin “The Idol” nuk janë pritur fare mirë nga fansat e artistit. Aq sa ata u shprehën se shkak i tyre kanë “humbur respektin” për të.

Në lidhje me këto pakënaqësi të fansave ka reaguar së fundmi vetë Abel Tesfaye, (emri i vërtetë i The Weeknd).

“Nuk ka asgjë seksi në të. Sidoqoftë, ju e ndjeni atë skenë, pavarësisht nëse është e sikletshme, ose ndiheni keq. Janë të gjitha ato emocione që shtohen: ky djalë është i përfshirë kokë e këmbë aty.”

“Ju e shikoni atë dhe ky është një rezultat. Jocelyn mund të jetë suksesi më i madh që kam pasur ndonjëherë. Është shumë e qartë,” shtoi ai. Kjo mund të jetë puna më e madhe që kam bërë ndonjëherë.”

Ndonëse e mbrojti rolin e tij, The Weeknd e pranoi se personazhi i tij shfaqet si dështak në serial.

The Idol | Official Teaser | HBO

 

SHKARKO APP