‘Ti do me kap Prime-n në kurrizin e martesës sime’! Reagimi i bashkëshortes së Mirit pas debateve me Selin
Pas debateve në BBV5 midis Mirit dhe Selin, ku u zbulua për të gjithë banorët mesazhi i babait të Selin kundrejt Mirit, kanë ardhur reagime edhe nga bashkëshortja e banorit.
Gruaja e Mirit ka publikuar një video menjëherë pas puntatës së së shtunës, në të cilën “thumbon” Selin, duke sugjeruar se ajo po përpiqet të tërheqë vëmendje përmes bashkëshortit të saj.
Debatet në shtëpinë e BBV u ndezën pas zbulimit të mesazhit nga babai i Selin, i cili e konsideronte sjelljen e Mirit si të papërshtatshme dhe të tepërt. Reagimi i bashkëshortes së Mirit tregon qartë qëndrimin e saj ndaj situatës, duke mbrojtur marrëdhënien dhe familjen e saj brenda programit.
KOHA JONË SONDAZH

