Ti se di ç’më ka ndodhur mua me babin? Heidi debat me Meritonin: Në familjen time ka pasur stres
Kjo e mërkurë ka nisur me shumë debate në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Sot Heidi është përfshirë në disa debate, ku fillimisht me Julin, dhe ajo është provokuar nga Meritoni, i cili i ka bërë një pyetje në lidhje me babanë e saj. E prekur nga pyetja, ajo i ka kërkuar që të mos i prekë gjërat e saj që ka përjetar jashtë.
Sipas Heidit, ajo dhe familja e saj kanë përjetuar shumë stres në kohën kur babai i kërkoi të largohej nga “Grande Fratello”, pasi filloi të njihej me banorin më të madh në moshën e saj, Massimiliano Varese.
Heidi: Ti më preke në moral. E di çfarë më ka ndodhur mua me babin, çfarë lloj stresi në familjen time more, ejjj! E di çfarë më ka ndodhur mua me babin? Unë të kam prekur ty në gjërat e tua personale jashtë? Kurrë.
Ditët e fundit për Heidin nuk kanë qenë aspak të leheta. Ajo së fundmi është ndarë nga Romeo dhe të dy banorët kanë vendosur të vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në BBV3.
View this post on Instagram