Tjetër gjyq për Krenar Çoçaj: Akuzat për…dhe ndarja nga Luana
Kur mësuam se Luana ishte lidhur me Krenar Çoçajn, dëgjuam për sherrin e tij famëkeq me Ledrin, shkak i të cilit u bë Dafina Zeqiri, me të cilën kanë patur një lidhje të dy djemtë dhe që u zgjidh në gjyq vite më vonë, në 2017-tën. Krenari duhet të paguante një shumë për të shlyer dënimin e tij dhe ne menduam se aty mbyllej e shkuara e tij e errët. Por jo kaq shpejt.
Biznesmeni nga Kosova është në mes të një çështjeje tjetër gjyqësore që lidhet me një sherr të 3 viteve më parë në ‘Zone Club’ në Prishtinë. Ai bashkë me Leonard Hajdarin, Mentor Palokaj, Gramoz Mjekun e Burak Gërdovcin akuzohen se sulmuan Shkëlzen Shalën dhe i shkaktuan lëndime të rënda Labinot Mehmetit. Nëse janë shumë emra për të mbajtur mend, s’keni faj.
Djemtë, ose më mirë të themi, burrat, janë përleshur në lokalin e natës. Çoçaj ishte i vendosur në sulmin e tij, madje kur kishte ndërhyrë punonjësi i sigurimit, i ishte sulur edhe atij, duke thënë dhe fjalët ‘kam me të vra’.
Konflikti fizik ka vazhduar gjatë, Leonard Hajdari goditi me thikë Mehmetin dy herë në gjoks dhe një herë në bark, por s’mundi të vazhdojë më gjatë falë ndërhyrjes së truprojave. Në aktakuzë thuhet se tentativa për vrasje nga ana e Krenar Çoçajt ka ndodhur për shkak të një vajze.
Ndërkohë mendohet se moderatorja shqiptare dhe biznesmeni kosovar i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ndonëse Luana dyshohej se ishte bashkë me të gjatë pushimeve në St. Moritz. Nëse është e vërtetë që janë ndarë, a mund të jetë sjellja prej djali të keq e Krenarit që ia ka sjellë në majë të hundës Luanës?