Tjetër nivel, Dafina suprizon me videoklipin. Vepër arti me këngën ”Zili Zili” (VIDEO)

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku dhe tepër e veçantë, Dafina Zeqiri, sapo ka publikuar projektin e saj më të ri. Kënga mban titullin “Zili, zili” dhe ka një videoklip të jashtëzakonshëm. Dafina është paraqitur me një stil të flokëve pak më ndryshe, flokë të gjata e me një ngjyre portokalli të kombinuar me të zezë, pra kjo është Dafina gjithmonë e veçantë e me stil.

Këngëtarja në skenën e parë të klipit është paraqitur më sportive në një ambient mjaftë interesant, ndërkaq në skenën e dytë paraqitet komplet ndryshe, ku shihet pranë një kali. Në skenën e tretë të klipi ajo duket akoma më e veçantë me një stil shumë unik të flokëve ku ka të veshur një këmishë të bardhë ku duket tejet elegante.

Dhe së fundmi ajo ka të veshur një fustan të gjelbër ku duket shumë bukur. Si përfundim i tërë klipi i këtij projekti muzikor mund ta themi me plotë gojë që është ndër më të veçantit që këngëtarja ka bërë ndonjëherë

SHKARKO APP