Tjetër video seksi në familjen Kardashian
Interneti po tregohet i pamëshirshëm për të gjitha arsyet e gabuara. Një video e ish-partneres së Rob Kardashian, Blac Chyna-s ndërsa performon seks oral ka bërë xhiron e internetit.
Avokati i Chyna-s, Walter Mosley ka thënë për TMZ se publikimi i videos është ”çështje kriminale” dhe se policia do të vazhdojë me investigimet.
Identiteti i mashkullit në video nuk dihej, por ish-i dashuri i Chyna-s, Mechie, ka thënë publikisht se penisi në video është i tij, videon e ka xhiruar vetë dhe tani është i tërbuar që videoja është publikuar.
Videoja është xhiruar nga Mechie në telefonin e Blac Chyna-s dhe askush s’e ka idenë si ka dalë. Pas publikimit të videos, Chyna doli me Amber Rose dhe vajzën e saj 15-muajshe, Dream Kardashian dhe shkuan në karaoke.