Tom Brady puth djalin në buzë, polemikat shpërthejnë në rrjetet sociale

Legjenda e sportit Tom Brady është në qendër të titujve të mediave botërore dhe po përballet me kritika të mëdha pasi shkëmbeu një puthje në buzë me djalin e tij 11-vjeçar Jack në shfaqjen e tij në Facebook Tom vs.Time.

Çdo gjë filloi pas transmetimit të transmetimit të episodit “The Social Game” mbrëmjen e së martës. Në video shihet Jack që ecën në një dhomë ndërsa Tom po bënte masazh. Ai më pas i afrohet babait të tij puthen në buzë për 5 sekonda.

Por puthja nuk ishte mjaft e gjatë për Tom

“Kjo ishte si një çukitje,”-thotë ai në video duke e bërë djalin e tij që ta puthte përsëri për disa sekonda më shumë.

Jack pastaj fshin buzët me këmishën e tij dhe largohet.

Në dokumentarin në Facebook “Tom vs Time” Brady jep disa njohuri në jetën e tij të përditshme.

Por në mediat sociale skena është komentuar shumë ashpër pasi është fakt i vështirë për tu pranuar.

Por kishte edhe komentuar të tjerë që e konsideruan një prind të dashur.

Jack është djali më i madh i Tomit nga një marrëdhënie e mëparshme me aktoren Bridget Moynahan. Ai ka dy fëmijë të tjerë, Benjamin, 8 vjeç dhe Vivian, 5 vjeç, me modelen Gisele Bundchen.

Lojtari NFL, i cili do të luajë me The Patriots në Super Bowl LII të dielën, nuk ka dhënë një përgjigje ndaj kritikave

SHKARKO APP