FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tradhtoi miliarderen, Travis Scott thyen heshtjen

Travis Scott ka thyer heshtjen pas ndarjes së tij me partneren Kylie Jenner.

Lajmi për ndarjen e çiftit u publikua në fillim të kësaj jave. Por raportohet se Kylie dhe reperi kanë disa javë më parë.

Fillimisht mediat hamendësuan se arsyeja e ndarjes ishte rikthimi i miliarderes me ish të dashurin, Tyga.  Më pas u raportua se Travis e tradhtoi mongolen e kozmetikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por reperi hodhi poshtë thashethemet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me të vërtetë që prekesh kur shikon gënjeshtra që thuhen për ty. Edhe njëherë historitë e rreme që unë kam tradhtuar janë thjesht gënjeshtra. Jam i përqendruar në jetën, muzikën dhe familjen time në këtë moment, kjo është e vërteta,”-tha ai.

Menjëherë pas ndarjes me Jenner, Scott u lidh me modelen Rojean Kar.

Ndërkohë është përfolur se 22-vjeçarja Kylie po përpiqet të rindërtojë marrëdhënien me ish të dashurin Tyga, pavarësisht se i hodhi poshtë këto thashetheme.

Miliarderja dhe reperi janë prindër të një vajze 22 muajshe, Stormy.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?