Tragjedia në familjen e Gjestit, Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Pas tragjedisë që ka goditur familjen e Gjestit, me ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tij, ka reaguar dhe ish-partnerja e artistit, Egli Tako. ”Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja. Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe”, shkruan artistja. Gjesti dhe Egli krijuan një lidhje në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, e cila u përfol shumë edhe pas përfundimit të programit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?