Transeksuali Alex Consani shpallet modelja e vitit

Alex Consani po shkruan një faqe të vogël historie duke u bërë gruaja e parë transseksuale që kurorëzohet modelja e vitit. 21-vjeçarja amerikane u nderua në Fashion Awards në Londër. E njohur për flokët dhe vetullat e saj të zbardhura, Consani ka punuar për marka super të famshme si Chanel, Stella McCartney dhe Victoria’s Secret, për të përmendur disa. Consani është bërë një yll global falë TikTok, duke pasur aktualisht mbi 4 milionë ndjekës. Debutimi i saj në pasarelë ishte në vitin 2021 me Tom Ford.

SHKARKO APP