Transformimi befasues, humbet gjysmën e peshës së saj

Katrina Wright peshonte 142 kg. Por 40-vjeçarja nga Londra është transformuar tërësisht pasi humbi gjysmën e peshës.

Që pas transformimit të saj, ajo ndihet më e sigurt dhe ndau suksesin e humbjes së peshës.

“Po shijoj jetën e re,”-tha Katrina. “Jam në gjendjen më të mirë fizike dhe mendore për të nisur një marrëdhënie me dikë.”

Vetëm 2 vite më parë, ajo peshonte 142 kg. Ndërsa provoi çdo metodë për të humbur peshën.

Por një incident me djalin e saj e detyroi të përballet me faktin se duhej të bënte një ndryshim.

“Djali im Brandan ishte 3-vjeç kur doli në rrugë. Unë shkova pas tij por për shkak të peshës nuk mund të lëvizja dot. Për fat të mirë nuk kishte makina në rrugë. Nëse do kishte ngjarjet do shkonin ndryshe dhe kjo gjë më tronditi,”-shtoi Wright.

Një muaj pas incidentit, Katrina mori kredi për të bërë një operacion për humbjen e peshës. Asaj iu hoq 80% e stomakut gjatë operacionit.

Kjo procedurë nënkuptoi se gruaja duhet të ndryshonte dietën e saj e të konsumonte karbohidrate, zarzavate dhe sallatë.

Tani nëna peshon vetëm 64 kg dhe nuk vuan më nga dhimbje në gjunjë dhe shpinë.

Dhe dieta e saj ka ndryshuar në mënyrë dramatike pasi Katrina ha ushqime shumë më të shëndetshme.

SHKARKO APP