Tregoi për djalin që e ka me autizëm, reagon ish-partnerja e Meritonit: E vërteta gjithmonë triumfon

Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e Meritonit që i dha gjatë Prime të së shtunës në BBAv3, se djali i tyre Loari është me autizëm. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështejen që i kanë dhënë, duke thënë se e vërteta gjithmonë triumfon.

”Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërsisht falënderuese dhe e lumtur për fjalët e mira dhe mbështejen emocionale që më keni dhënë.

Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje, e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon”,-ka shkruar Egesa.

SHKARKO APP