Trondit supermodelja Gigi Hadid

Supermodelja Gigi Hadid ka folur për herë të parë për betejën e saj me shëndetin pasi u përplas me kritikët në Twitter që e quajtën ‘shumë të dobët’ në Javën e Modës në New York. Hadid zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen e Hashimoto-s gjë që ka ndikuar në peshën e trupit të saj. “Unë e kam dashur trupin tim kur u diagnostikova dhe e kam dashur ndërsa isha sëmurë dhe tani e dua trupin tim,”-tha modelja 22-vjeçare. “Çdo njëri prej nesh duhet ta pranojë trupin e tij duke e ditur se nuk do të jetë njësoj gjithmonë. Duhet ta duani trupin tuaj pavarësisht peshës.” Modelja shtoi se sëmundja e Hashimotos ndikon në gjëndrën e tiroides dhe çon në shtim peshe, lodhje dhe lëkurë të thatë. Ndërsa filloi modelimin ajo nuk ishte diagnostikuar ende me sëmundjen dhe njerëzit i thonin se ishte shumë e shëndoshë. Në një postim në Twitter ajo shprehet se vazhdon të konsumojë po njësoj por trupi i saj ka reaguar ndryshe. Gigi tha se mund të jetë e dobët por që ndihet mirë sepse është e shëndetshme.

SHKARKO APP