Tuna hap dyert e shtëpisë, ja pamjet nga vila superluksoze

Tuna është një nga këngëtaret më të komentuara në mediat rozë. Ajo edhe pse prej kohësh është larguar nga muzika dhe i është përkushtuar jetës familjare, vijon ende të tërheq vëmendjen e publikut.

Së fundmi këngëtarja ka qenë shumë e komentuar pas deklaratës befasuese që vëllai i bashkëshortit të saj, Robert Berisha, bëri ku tha se mes tij dhe Tunës marrëdhëniet nuk janë aspak të mira. Megjithatë ajo vendosi që të mos reagonte mbi këtë lajm të bujshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale ku tregon momente nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi Tuna ka publikuar një video në instastory, ku ka treguar pamje nga shtëpia e saj luksoze.

Aty tregon kuzhinën mjaft moderne dhe më pas këngëtarja drejtohet tek dritarja, ku shihet oborri i madh, i cili është i mbushur me gjelbërim dhe me një pishinë të madhe.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?