Turi ndërkombëtar zbret në trojet shqiptare, Yll Limani rikthehet aty ku nisi gjithçka

Rikthim aty ku lindi një ëndërr, një garë dhe një rrugëtim i gjatë me shumë sfida. Në këto vite, artisti unik i skenës Yll Limani nuk priti fatin t’i trokiste në derë, e ndërtoi vetë me ART, me shpirt, me sakrificë dhe me zjarrin që nuk u shua kurrë. Disa njerëz lindin me fat, por Ylli na ka treguar që fati më i madh është të mos dorëzohesh kurrë. Rikthim të bekuar dhe NE, publiku, do të këndojmë me një zë çdo krijim që ke kthyer në emocion, kujtim dhe himn.

Yll Limani nuk po njeh frenim. Pas një serie koncertesh që elektrizuan publikun shqiptar në Zvicër dhe Gjermani, artisti ka vendosur ta çojë “TSN International Live Tour” në një tjetër nivel dhe këtë herë, radha është e trojeve shqiptare. Në rrjetet sociale Ylli zbuloi “Phase II” të turneut të tij, duke paralajmëruar tri super netë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, koncerte që ai vetë i cilëson si të vetmet performanca në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni gjatë këtij viti.

”Thirrëm Sot ose Nesër” nuk do të jetë thjesht një tur koncertesh. Pas suksesit masiv në diasporë dhe kërkesës së jashtëzakonshme për çdo performancë të tij, pritshmëritë për këto netë janë enorme. Fansat tashmë kanë nisur numërimin mbrapsht, ndërsa biletat pritet të dalin në shitje këtë të hënë. Vera e këtij viti ka emrin e Yll Limanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?