Twitter ”shpërthen” papritur: Elvana në Eurovision 2020?

Pas Festivalit të Këngës në RTSH, polemikat vijojnë edhe sot por nga ana tjetër, diçka e çuditshme po ndodh me rrjetet sociale dhe pikërisht me artisten Elvana Gjata. Nëse provoni të kërkoni “Elvana” në Twitter, menjëherë pas emrit të këngëtares do t’ju dalë emri i qytet-shtetit San Marino, në Itali. Po çfarë po ndodh? Ç’do të thotë kjo? Duket se papritur, dikush nga fanatikët e Eurovision-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

San Marino është një mikroshtet në Itali me rreth 34.000 banorë, pra relativisht më pak se zona e Astirit në vendin tonë. Si për pasojë, edhe skena muzikore atje është në nivele micro, ndaj San Marino-s i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës, për ta përfaqësuar.

Këtë vit, po diskutohej që vendi të përfaqësohej nga këngëtarja gjermano-amerikane, Aly Ryan, por krejt papritur në Twitter përhapet me shpejtësin e erës një thashethem që thotë se Elvana Gjata është një tjetër pretendente për të përfaqësuar mikroshtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet zanafilla e këtij thashethemi, por me dhjetëra tweet-s nga fansa të Eurovizionit, nga e gjithë bota kanë nisur diskutimin. Madje, ka nga ata që po u shijon shumë skenari që “pas humbjes së padrejtë në Festivalin e Këngës së 58-të, Elvana po hakmerret duke konkurruar për një shtet tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?