U akuzua për abuzim seksual nga 15 djem, kthesa e çuditshme që mori jeta e aktorit të famshëm

Në valën e akuzave të hapura kundër burrave të njohur në industrinë e artit në Shtetet e Bashkuara dy vite më parë, aktori i njohur Kevin Spacey mori jo një, por mbi 15 akuza nga njerëz të ndryshëm për ngacmim seksual apo abuzim.

Njëri prej tyre, një djalë i ri, e akuzoi se kur ishte 18 vjeç dhe punonte në një lokal, Spacey e kishte bërë tapë për ta sulmuar më pas.

Avokatët e aktorit të “House of Cards” i mohuan akuzat me pretendimin se i riu po përpiqej të bënte para në sajë të një figure të famshme.

Por së fundi, mësohet se i riu i tërhoqi akuzat ndaj aktorit.

Kevin Spacey vijon të mbetet në hetim e megjithatë, ka kërkuar shpalljen i pafajshëm për të gjitha akuzat kundrejt tij.

Pasi humbi kontratën me “Netflix” për serialin “House of Cards” si edhe një sërë rolesh të tjera, Kevin Spacey është tërhequr nga kinemaja.

Ai mbetet një prej aktorëve më të vlerësuar në Hollywood, me dy Oscar-e, një prej të cilëve ai në kategorinë Aktori më i Mirë në vitin 2000 për filmin “American Beauty”.

SHKARKO APP