Arrestohet brenda Big Brother VIP, policia hyn në mjediset dhe i vendos prangat

Dhe çudirat shqiptare nuk kanë të sosur. Pak orë lavdi në lirinë e Big Brother Albania Vip 3, kanë qenë gjithçka në këtë ëndërr të pamundur për të fituar për Liam Osmani.

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmë (2 mars).

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës. Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.

44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani, pa kryer pagesën përkatëse.

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

SHKARKO APP