U dënua nga Gjykata për shpifje, Egla Ceno ka dy fjalë për Saimir Kodrën

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren dhe fituesen e ”BBVA3”, Egla Cenon për shpifje ndaj Saimir Kodrës. Ajo kishte deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga Kodra në vendin e punës. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, ajo refuzoi të komentojë menjëherë vendimin e gjykatës, duke shtuar se do të presë zbardhjen e tij dhe do të apelojë. Egla Ceno theksoi se është e bindur për qëndrimin e saj dhe se do të ndjekë çështjen në të gjitha instancat ligjore, pasi vazhdon të qëndrojë pas deklaratës që bëri më herët. Ajo u shpreh se nuk ka ndryshuar mendim dhe do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur të drejtat e saj.

Pjesë nga deklaratë e saj

Nuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më ka telefonuar, nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media një përgënjeshtrim, ky është dënimi që avokati më tha që është marrë. Vendimi nuk është zbardhur, nuk dihet mbi ç’bazë arsyetimesh. Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk do të tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha do i shfrytëzoja për të vazhduar këtë betejë. Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet. Njerëzve që dinë të lexojnë nën reshta dhe që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të jenë të kujdesshëm sesi drejtohen. Kjo është një çështje që do durim dhe unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë bëra rrëfim personal për një kauzë të lartë sociale, nuk u shpreha padashje apo në emocione e sipër. Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë. E thashë në Big Brother sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time. Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë, nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohen brenda institucioneve përkatëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?