U infektua për shkak të punës me Covid-19, Jennifer Aniston i dhuron shumën e majme infermieres
Një infermiere nga Shtetet e Bashkuara, e quajtur Kimball Fairbank, ka rezultuar me Koronavirus dhe është vetëizoluar.
Gjatë një interviste me Jimmy Kammel, ajo ka treguar eksperiencën e saj. Fatmirësisht simptomat e saj janë kryesisht të lehta por megjithatë ajo ka treguar se i ka ndodhur të ndihet “si ta ketë përplasur një tren”.
Gjatë intervistës infermierja tregoi sa i vështirë është gatimi dhe sa vuan me dërgesat ushqimore.
Në këtë moment ka ndërhyrë aktorja Jennifer Aniston e cila ka suprizuar dhe falenderur infermieren.
Jennifer i ka dhuruar 10,000 dollarë për t’i shpenzuar në ushqime, të cilat do t’i vinë në shtëpi nga një kompani që ofron shërbimin e dërgesës së produkteve ushqimore në shtëpi.