”U keqpërdor buxheti im”: Eneda do të takojë urgjentisht Gentin
Pjesëmarrja e Eneda Tarifës në Eurovision u shoqërua gjatë me komente dhe shkrime në rrjete sociale. Këngëtarja përfaqësoi Shqipërinë me këngën ”Fairytale”, me të cilën nuk ia doli të kalojë në finale. Përpos gjithçkaje sot e kësaj dite Eneda e vlerëson si një nga eksperiencat më të bukura, megjithëse sipas saj nuk u bë mjaftueshëm.
E pyetur në Pop Culture nëse Eneda besonte se buxheti që ishte vendosur për pjesëmarrjen e saj, ishte përdorur i gjithë, këngëtarja tha një ‘jo’ të prerë. Madje dëshironte shumë të takohej me Gent Bushpepën që do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në festivalin e këngës, për t’i thënë nja dy gjëra.
”Kam shumë nevojë të takoj Gent Bushpepën dhe t’i them disa gjëra që duhet t’i ketë parasysh. Realisht është një rrugëtim i vështirë, me një presion të jashtëzakonshëm dhe ka disa rrugë për ta bërë dhe ai duhet të zgjedhë rrugën më vetvendosëse”.
Bushpepa duhet t’i mëshojë fort gjërave që do dhe të mos lejojë askënd të ndikojë tek vendimet e tij. Diçka e tillë duhet të jetë.