U ”kryqëzua” për flamurin serb, Lori Cana i del në mbështetje Rita Orës
Këngëtarja me origjinë shqiptare por me famë botërore, Rita Ora është në qendër të komenteve pasi performoi me flamurin serb hedhur krahëve në një koncert në Hungari.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje. Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, kjo për të treguar se ajo e do atdheun e saj.
Rita në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.