U largua nga Shqipëria pas shkarkimit si specialist, këngëtari: S’qenka i lehtë kurbeti (Foto)
Këngëtari shqiptar Klajdi Musabelliu u bë objekt debatesh nga palët politike pak kohë më parë për shkak të pozicionit që mbante.
Ai punonte si specialist në Agjencinë e Burimeve Natyrore, ndërsa ishte vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pak kohë më parë që njoftoi largimin e Musabelliut jashtë vendit. Më herët Rama kërkoi shkarkimin e atyre që janë emëruar sipas tij politikisht në administrate.
Këngëtari është zhvendosur në Itali dhe duket se jeta e ka përballur me vështirësitë e para. Përmes disa fotove të publikura në Instagram, ai shfaqet duke nderë rrobat në ballkonin e shtëpisë.
“Sot kam shume pune për Te ber, mos me shqetesoni ju lutem.? Pu pu pu, s’qenka i lehte kurbeti hahahah”, shkruan Klajdi Musabelliu.
KOHA JONË SONDAZH

