U përfol se është shtatzënë, shpërthen moderatorja e njohur

Nuk është hera e parë që në media përflitet se moderatorja e njohur Elita Rudi është shtatzënë, por duket se këtë herë aludimet i kanë kaluar “kufijtë”.

Pak ditë më parë është folur se përveç se ka qenë shtatzënë, Elita ka abortuar fëmijën. Ajo është parë duke dalë nga një klinikë gjinekologjike dhe është shkruajtur se dukej e mërzitur pasi mund të ketë kryer një abort.

Shkrim, ky i cili ka qenë i pakapërcyeshëm nga vetë moderatorja. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka shpjeguar se nuk është aspak e vërtetë dhe duket mjaft e irrituar. Madje ajo ka shkruajtur se në qoftë se vazhdojnë ende të tilla gjëra, do të marrë masa ligjore.

“Njerëz të dashtun, faleminderit që keni gjetur kohë për t’i besuar një portali me një shkrim të pabazë dhe amator. Nuk është hera e parë që ky portal shprehet shumë lirshëm për mua, me shkrime pa kurrëfarë baze, por gjithmonë shprehen sipas “një burimi të afërt”. Aludimet për shtatzëni apo abort për mua i mbetshin në ndërgjegje asaj gazetareje që e di shumë mirë cila je. Që ke qenë ulur në atë kompjuter në punë me një kafe afër e gjithë qetësi ke pasur guximin t’i nxjerrësh në rreshta shkrimet e pabaza e t’i shqetësosh njerëzit e mi më së pari e pastaj edhe disa t’i gëzosh. Le të mbetet në ndërgjegjen tënde e dashur, mos harro, mos luaj me punët e Zotit!”- ka shkruajtur moderatorja.

Image

SHKARKO APP