U përjashtua me zarf të zi, Jozi: Kosovën e përfaqësoj unë, Gjesti viktimizohet. Nuk jam homoseksual

Jozefin Marku u përjashtua këtë të mërkurë me zarf të zi nga ”Big Brother Albania Vip 4” pas debatit që pati me Gjestin, kur i tha këtij të fundit ”kopil shkjau”. I ftuar në “Shqipëria Live” pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua.
Po ashtu shtoi se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti. ”Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon. Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet. Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë kosovarët jam unë”, tha ai.
Sakaq Jozi sqaroi fotot e publikuara në rrjet me shokun e tij, për të cilin tha se Milin e njeh prej vitesh, dhe e ka si vëlla të vogël. ”Kemi marrëdhënie vëllazërore, familjare. Njihemi prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj, por mbaj mend kur kemi qenë student. Unë isha në lice dhe pinim kafe te lokali i tij. Është djalë i respektueshëm, ndihmon shumë. Jozi është i mendimit që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra. Nuk jam homoseksual. Bernardi ka gabuar. O Zot! Jozi është burrë 100%.”.