U tha se ka lënë një lidhje jashtë me një rep? Erjola Doçi zbulon të vërtetën

Me hyrjen në ”Big Brother Albania Vip 3”, është komentuar tejet shumë statusi i banores Erjola Doçi. Ajo u tha se ka lënë një lidhje jashtë, ndonëse nuk ka folur asnjëherë për të brenda shtëpisë.

U raportua po ashtu që prezantuesja është në një romancë dashurie me reperin nga Kosova, Azet. “Erjola shoku i shokut tim dyshohet se është i dashuri yt, ndërkohë brenda u prezantove si vajzë single. Ditën që hyri Silvi në shtëpi na u duk si flirtim të gjithëve. Shohim që në vazhdim je ftohur edhe me Silvin, mbase i ke bërë kalkulimet më mirë, ok”, ka qenë komenti.

Doçi nuk hezitoi të përgjigjet: “E para, unë nuk jam ngroh që të ftohem. Unë jam single, në gjendje civile. Beqare këtu dhe jashtë”. E njëjta vazhdoi: “Të pëlqej aq shumë Silvin do ta kisha puthur. Nuk e vras fort mendjen”.

SHKARKO APP