“Unë jam Babai i The ShBLSh”, Gent Bejko tregon se si është neglizhuar nga aktorët e tjerë
“The SHBLSH” ka qenë një ndër grupet më të suksesshme në Portokalli që gjithmonë kanë sjellë numra dhe situata që kanë bërë të gjithë publikun për të qeshur.
Shumë prej jush mund ta kujtojnë Gent Bejkon që prej fillimeve të tij të hershme në skenën e Portokallisë, si nismëtari i The ShBLSH. Ai më vonë është larguar dhe tek ‘The SHBLSh’ ngelën Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj.
I ftuar këtë të mërkurë në emsionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Gent Bejko është pyetur nëse është e vërtetë që ai është babai i grupit ‘The ShBLSh’. Aktori i njohur e ka pohuar këtë gjë që po ai është babai i ‘The ShBLSh’.
Më tej Jonida Shehu e ka pyetur Gent Bejkon nëse ka patur debate në lidhje me këtë gjë,i cili është shprehur: “Ka patur neglizhenca. Aty ku duhej të thuhej kjo pjesë, nuk është thënë. Kjo është zgjidhje personale e gjithsecilit. Unë nuk kam asnjëlloj armiqësie me asnjërin nga djemtë”.