Vajza e Eli Farës: Të pasmet janë arma ime e fortë, ja sekreti i bukurisë (FOTO)
Me profesion juriste, por me sharmin e një ikone showbizzi që e ndjekin të gjithë në rrjetet sociale. Marina Fara është vajza e vetme e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila na zbulon në këtë intervistë të veçantë për revistën “Story” stilin e jetës që bën, dhe familjen e saj.
Si ndiheh me famën që ke fituar në rrjetet sociale, pa qenë person publik?
Nuk do e përkufizoja konkretisht famë, por një person që zgjedh të ndajë përditshmërinë time në rrjetet sociale dhe për arsye të ndryshme ndiqem nga shumë persona. Dhe kjo gjë të them të drejtën nuk më shkakton ndonjë emocion specifik. Je shndërruar në mbretëreshën e rrjeteve sociale kryesisht për format trupore.
Është bukur të jetosh kështu?
Nuk ka ndonjë ndikim madhor në stilin tim të jetesës. Ajo çfarë unë ndaj në rrjetet sociale është pikërisht stili im konkret i të jetuarit pa patur ndikim të dyanshëm.
Duket se bën jetë ëndrrash, dëshirat e tua i bën realitet me fitimet nga muzika e mamit apo me paratë e tua?
Bëj një jetë të cilën mund ta përballoj me kursimet e mia personale. Por jeta ka uljengritje gjithnjë, dhe prindi është personi më i afërt tek i cili mund të gjesh mbështetje.
Ka nga ata që të ofrojnë gjithçka për të qenë partneri apo burri yt?
Nuk di të them, sepse ëndrrat e njerëzve nuk mund t’i shoh.
Je e prirur për të bërë më shumë qejf, dhe si argëtohesh në verë?
Çdo njeri është i prirur për të bërë qejf, por varet sa të lejon koha dhe mundësitë financiare. Vera ime zakonisht përmban pushime buzë detit
Cili është rituali yt i bukurisë?
Mundohem të merrem sa më shumë me palestër, kryesisht për të qëndruar e shëndetshme, dhe më pas për të mbajtur trupin në formë. Trajtimet që kam ndjekur pothuajse rregullisht janë masazhet e ndryshme.
Je e rezervuar në ushqime, kufizohesh në llojshmërinë e menysë?
Nuk kam rezerva në të ngrënë pasi mendoj që trupi është vetërregullues dhe kërkon ato ushqime, për të cilat ka nevojë, gjithmonë duke mos tejkaluar masën.
Të pasmet janë arma jote e fortë, ke ndonjë sekret për t’i pasur në formë perfekte?
Të pasmet janë armë e çdo njeriu, jo vetëm e imja sepse populli ynë thotë për punë të vështira duhen të pasme. Por ndonjë sekret nuk kam përveç këshillat e instruktorëve ndërsa ushtrohem