FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vajza e Eli Farës u kap me një sasi kokaine, ja çfarë tha në polici Marina Fara

Një ngjarje e bujshme ka ndodhur në showbizz, ku Policia e Shtetit ka vënë në pranga Roxhensa Kapuranin, 39-vjeçe, e njohur me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara. Arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.

Gjatë kontrollit asaj iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Edhe pse deklaroi në polici se e kishte drogën për përdorim vetjak, ajo sërish u vu në pranga. Kjo, pasi lejohet për përdorim personal deri 0.3 gramë lëndë narkotike.

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të natyrës së saj, por edhe për faktin se personi i arrestuar është vajza e një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, Eli Fara.

Swiss Digital Desktop Reklama

5 vite më parë Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona në atë periudhë. Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?