Vajza e ish-deputetes një ”nuse” rebele (FOTO)
Fustani i bardhë është ëndrra e çdo femre. Këtë herë në rrjete sociale, ka tërhqeur vëmendje vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda. Ada, e cila prej kohësh ka nisur të jetë fotomodele, këtë herë është ”veshur” nuse.
Jo për të shkuar në altar, por për të reklamuar fustanet e nusërisë të ”Andrra Couture”, dyqani më i ri në Tiranë i fustaneve të nuserisë, të bashkëshortes të këngëtarit Sinan Hoxha.
Ada në setin e fundit duket një princeshë rebele, me tipare të një barbie në version mesdhetar. Jo rrallë herë fëmijët e politikanëve pushtojnë rrjetet sociale, ashtu si Ada e cila falë tipareve të veçanta, është pjesë e medias rozë.
Nëse do të shohësh në Instagramin e Adës, do të vësh re se stilin e një vajze që kujdeset për çdo detaj të fotove që psoton. Thënë shkurt, Ada i di pikat e forta, dhe i përdor ato për të shkaktuar ”turbullirë” në rrjete sociale.
R.Sh
https://www.instagram.com/p/Bfx9Vl7nwiG/?taken-by=andrracouture
https://www.instagram.com/p/BfjekQHhajJ/?taken-by=adadedaa